Kosova
Lluka: Në 10 vjet, mbi 1.5 milion shqiptarë kanë ikur nga trojet e tyre
Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16 ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova
Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, në një intervistë për ABC News ka folur për tkurrjen e popullsisë shqiptare.
Ai ka thënë se projektet për pastrimin e shqiptarëve ekzistojnë që nga vitet 188o-a.
Nuk jemi të pazot, mirëpo jemi të shkapërderdhur dhe nuk jemi të bashkuar asnjëherë kur duhet të jemi. Kjo ka lindur qysh në vitin 1884, ku është bërë projekti për Serbinë e Madhe dhe qëllimi kryesor i kësaj ka qenë pastrimi etnik i shqiptarëve, sidomos nga Kosova, për shkak se Serbisë iu ka dashtë të rritet dhe gjithsesi të dalë në bregdetin shqiptar, sepse rruga e vetme për të dalë në det ka qenë përmes Kosovës. Mandej kanë filluar edhe shumë projekte të tjera, të cilat në vazhdimësi kanë qenë për devijimin, pastrimin etnik”, ka thënë Lluka.
Ai ka thënë se në 10 vjetët e fundit mbi 1.5 milionë shqiptarë kanë ikur nga trojet e tyre.
“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 10 vjetët e fundit mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do. Nuk janë shifra të vogla 1 milion e gjysmë shqiptarë dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën, do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai.
Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16, ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.
“Të mos harrojmë vitin 2015-2016, kur mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë. Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore, e cila është krijuar në Kosovë, është financuar për t’u shkolluar, shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













