Futboll
Liverpooli po e përcjell nga afër Milot Rashicën
Werder edicionin e kaluar kishte paraqitje fantastike, derisa Rashica ishte ndër më të mirët
Duket se tashmë futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, pritet të ketë lëvizje të bujshme në verë, kjo pasi është një nga lojtarët më të ndritshëm te Werderi në luftën e ashpër që kjo skuadër po e bën për mbijetesë në Bundesligë.
Duke e parë këtë situatë, thuhet se Liverpooli është duke e shikuar nga afër atë.
Sipas informacioneve, sulmuesi i RB i Leipzigut, Timo Werner, kishte flirtuar me skuadrën e kuqe me muaj, por duket se tani vëmendjen e ka marrë Milot Rashica. Këtë e kishte zbuluar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili kishte thënë se Liverpooli e ka kontaktuar lojtarin.
Po ashtu, në Gjermani u raportua se Leipzigu kishte rënë dakord për një kalim të futbollistit të Kosovës, por drejtori sportiv i RB Leipzigut, Markus Krosche, ka mohuar që të kenë arritur një marrëveshje e tillë.
Gjithsesi, Rashica është e sigurt që do të ketë shumë kërkesa këtë verë, veçanërisht nëse Bremeni largohet nga Bundesliga, shkruan “Goal.com”.
Duhet theksuar se Werder edicionin e kaluar kishte paraqitje fantastike, derisa Rashica ishte ndër më të mirët, me shtatë golat dhe katër asistime në 20 ndeshje.
Futbollisti ka luajtur shumë mirë edhe pas sulmuesit dhe ka bërë punë të mirë edhe në aspektin defansiv, por gjithsesi ai ka shkëlqyer në krahun e majtë, duke i shfrytëzuar gjuajtjet shumë të forta, por edhe për të gjetur shokët e skuadrës në zonë.
Të jesh kontribuuesi më i madh te Bremeni nuk është e thjeshtë, Rashica tashmë ka marrë nofkën “The Rocket”, pasi ai cilësohet si një nga më të shpejtit në skuadër dhe cilësohet lojtar kryesor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













