Futboll
Liverpooli përgatitet ta shesë Shaqirin
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri është aktivizuar shumë pak në skuadrën e Liverpoolit gjatë vitit 2019.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli po e konsideron të shesë futbollistit shqiptar gjatë verës, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Jurgen Klopp është duke shikuar alternativa tjetër për të zëvendësuar Shaqirin gjatë verës. Gjermani nuk është shumë i kënaqur me Shaqirin, dhe siç ka thënë ai nuk është përshtatur sa duhet me skemën e tij. Shaqiri u transferua nga Stoke City gjatë verës për 15 milionë euro dhe në 30 ndeshje në përgjithësi ka gjashtë gola dhe pesë asistime.
Gjithnjë sipas mediave angleze, zëvendësuesi i tij mund të jetë Samuel Chukwueze i Villarrealit që ka klauzolë largimi prej 52 milionë funteve, përcjell tutje albinfo.ch.
Sidoqoftë, Shaqiri është i përqendruar në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 1 qershor në Madrid.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme për një grup të madh, të jenë të bashkuar. Të bashkuar ne mund të arrijmë gjëra të mëdha, e këtë e pamë edhe në ndeshje, veçanërisht kundër Barcelonës, ku kishim disa mungesa. Nëse jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese”, është shprehur Shaqiri.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












