Live: Kongresi i 40-të i UEFA-s
Uncategorized
Live: Kongresi i UEFA-s
Në Budapest të Hungarisë ka filluar Kongresi i UEFA-s, ku pritet të pranohet Federata e Futbollit të Kosovës
Dita e shumëpritur për futbollin kosovar ka ardhur. Në Budapest të Hungarisë po mbahet Kongresi i UEFA-s, ku pritet që të pranohet Federata e Futbollit e Kosovës. Kosova është në pikën e dhjetë të rendit të ditës, shkruan albinfo.ch.
Kosova duhet të ketë 28 vota pro nga 54 anëtare të UEFA-s. Sipas zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, atyre iu janë premtuar 40 vota dhe me optimizëm të madh po e presin këtë Kongres. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka thënë se kanë bërë të pamundurën dhe tash po presin pranimin.
Ndërkohë, në këtë Kongres ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është shprehur se nëse Kosova pranohet në UEFA, atëherë do të pranohet edhe në FIFA më 13 maj. “Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, deklaroi Infantino. Edhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar për ëndrrën e Kosovës për t’u pranuar.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










