Lajme
Lirohet Limaj, procedura kundër tij vazhdon

Pa tre orësh të marrjes në pyetje sonte është liruar nga prokurorët e EULEX-it, deputeti në Kuvend dhe nënkryetar i PDK-së, Fatmir Limaj.
Gjatë ditës kundër tij dhe 11 bashkëluftëtarëve të tij të Brigadës 121 të UÇK-së “Komandant Kumanova, kishte fletarrest nën akuzë se kanë kryer krime luftë gjatë vitit 1999 në Kleçkë.
Limaj ishte dorëzuar vullnetarisht para prokurorëve të EULEX-it, të cilët e kanë marrë në pyetje në një objekt jashtë Prishtinës.
Pasi ka dal nga objekti, Limaj, i shoqëruar me avokatin Tomë Gashi, ka thënë se do të bashkëpunojë me EULEX-in lidhur me akuzat e ngritura kundër tij.
Mësohet se për shkak të imunitetit të deputetit, Limajt nuk i është caktuar paraburgim, por procedura kundër tij mbetet e hapur.
Para se të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Limaj ka zhvilluar një takim sonte me zëvendësshefin e EULEX-it,Andy Sparkes.
Ndërkohë është bërë e ditur se nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së, të arrestuar gjatë ditës iu është caktuar nga një muaj paraburgim.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri