E-Diaspora
Lirohet adoleshenti i dyshuar për sulmin në Bilten
Një shqiptar 40-vjeçar është sulmuar të mërkurën mbrëma në Bilten, nga persona të panjohur. Ai po e ngarkonte veturën e tij për të shkuar për pushime në Kosovë, me familjen e tij.
Persona të panjohur, të mërkurën kanë sulmuar një shqiptar në Bilten (GL). Sulmi ndodhi përballë shtëpisë së shqiptarit Q.V., një baba 41-vjeçar, transmeton Albinfo.ch.
Një i afërm i viktimës, për “20 Minuten” ka pohuar: “Ai po e ngarkonte veturën e tij për të shkuar në Kosovë me familjen. Vajza e tij më e re po i ndihmonte. “Sulmuesit pritën deri sa ajo shkoi për të marrë diçka dhe nxituan ta godasin Q.V. me një dorezë druri. “Kur ajo u kthye, ai tashmë ishte përgjakur”.
Sipas Policisë Kantonale, kosovari pësoi lëndime serioze në kokë, por jeta e tij nuk është në rrezik. Miku i familjes spjegon se ai nuk ka qenë në gjendje ta vizitojë ende.
Q.V. ka mundur të flasë pak, porshumicën e kohës e kalon duke fjetur. “Nuk di ç’të them. Të gjithë e respektojnë. Ai është i sjellshëm dhe i respektueshëm për njerëzit”, ka pohuar më tej miku, informon Albinfo.ch. Ai shtoi:” Të gjithë e dinë se ai është një njeri i madh. Kjo është ndoshta arsyeja pse ata e sulmuan nga prapa”. As ai dhe as familja e viktimës nuk e dinë se kush mund të fshihet pas këtij sulmi.
Dy orë pas incidentit, policia arriti të arrestojë dy persona në qytetin e Cyrihut. Ata janë të moshës 44 dhe 16-vjeçare. Mirëpo, policia e Glarusit vazhdon të kërkojë dy sulmues të dyshuar. 16-vjeçari i dyshuar tashmë është liruar pasi ka mundur të tregojë një alibi.
Autorët e dyshuar fillimisht kanë mundur të arratisen, mirëpo më vonë janë arrestuar në qytetin e Cyrihut. I riu u lirua nga burgu sepse ai kishte një alibi për të enjten pasdite. Sipas policisë Glarus, për babain do të urdhërohet paraburgim. Kërkimi për dy persona të tjerë që u tha se janë përfshirë në sulm vazhdon.
Gjendja e kosovarit 41-vjeçar tani është e qëndrueshme. Ai nuk mund të merret në pyetje ende për sulmin, raporton Albinfo.ch. Mbetet ende e paqartë se cili ka qenë motivi për sulmint brutal.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











