Shkurt.ch
Lirohen mjekët nga akuza për vdekjen e pacientes
Janë liruar një kryemjek anesteziolog dhe një kryemjeke e gjinekologjisë, të akuzuar në lidhje me rastin e vdekjes së një pacienteje në spitalin e Wilit (SG). Gruaja 34 vjeçare kishte vdekur pas lindjes së dështuar së foshnjës së saj në vitin 2007.
Gjykata e Qarkut e Wilit i ka liruar dy mjekët e përmendur nga akuza për vrasje nga pakujdesia. Kryetarja e trupit gjykues në fjalën e hapjes ka thënë se dy kryemjekët nuk kanë bërë një neglizhim të tillë të punës së tyre që do të çonte në vdekjen e pacientes.
Bartëse dhe marrëse e vendimeve ka qenë mjekja kryesore e Klinikës së Gjinekologjisë, ka shtuar ajo. Mjekja në fjalë është dënuar në qershor. Vendimet e fundit ende nuk janë të plotfuqishme. Prokuroria e përgjithshme e ka lënë të hapur nëse do ta kalojë rastin në Gjykatën Kantonale ose jo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










