Bota
Lirohen disa emigrantë të arrestuar në Misisipi
Rreth gjysma e 680 emigrantëve pa dokumente të arrestuar gjatë një operacioni në nivel federal, janë lënë të lirë prej autoriteteve. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa fabrika përpunuese në Misisipi.
Por në një moment të caktuar emigrantët e liruar duhet të paraqiten përpara një gjykatësi që trajton çështje të emigracionit. Pothuajse të gjithë 680 migrantët e kapur janë nga Amerika Latine.
Agjentët e Emigracionit e Doganave, njoftuan ndërkaq se emigrantët e tjerë u transportuan në ambientet e paraburgimit në Luiziana dhe Mississippi, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Disave prej tyre u janë vendosur monitorë elektronikë në këmbëve në pritje të caktimit të një date për procesin gjyqësor. Operacioni përfshiu 6 qytete të ndryshme të Misisipit.
Asnjë nga kompanitë ku u zhvilluan kontrolle nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë çështje.
Sipas zyrtarëve të emigracionit asnjë arrestim nuk është kryer në bazë të udhëzimeve të reja për deportim të përshpejtuar, të lëshuara nga agjencia e Emigracionit e Doganave në muajin korrik, pasi agjentët janë “ende në proces trajnimi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














