Lajme
Lipjani, komuna që i gëzohet financimit zviceran
Në komunën e Lipjanit u inaugurua projekti “Rregullimi i hapësirave publike” që u financua nga Qeveria e Zvicrës nëpërmjet projektit DEMOS
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet organizatave të saja po vazhdon ta mbështesë zhvillimin infrastrukturor të komunave të Kosovës. Përfituesi i fundit nga projektit DEMOS ka qenë komuna e Lipjanit e cila të enjten ka inauguruar projektin për rregullimin e hapësirave publike në qytet, duke e finalizuar bashkëpunimin e suksesshëm në mes Komunës dhe DEMOS – it.
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Pijls, inauguruar projektin që u investua nga organizata zvicerane.
Ahmeti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti me të cilin është krijuar hapësira gjelbëruese dhe rekreative për qytetarët e Lipjanit dhe banorët e lagjeve. Në shenjë falënderimi ai ndau mirënjohje për përfaqësuesin e DEMOS-it, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe që Komuna e Lipjanit të vazhdoj të ketë një mbështetje, ashtu siç ka pasur në vitin 2015, jo vetëm në financimin e projekteve por edhe me asistencën që kanë ofruar për të rritur përformancën e Administratës.
Ndërsa përfaqësuesi i projektit DEMOS, Norbert Pijls është shprehur se Komuna e Lipjanit ka bërë një punë të shkëlqyeshme në përmirësimin e hapësirave publike dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Fillimisht Komuna ka pasur një shumë të madhe të bashkëfinancimit në këtë projekt si dhe gjatë gjithë kohës ka pasur staf të përkushtuar për përmirësimin e standardeve sa i përket hapësirave publike.
Sipas një komunikate për media, Pijls e ka thënë se Lipjani është komuna më e mirë dhe më e suksesshme në përmirësimin e hapësirave publike, në mesin e 17-të komunave me të cilat bashkëpunon DEMOS-i.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2015, ndërsa është mundësuar nga fondet e përbashkëta të Komunës së Lipjanit dhe projektit DEMOS. Me anë të këtij projekti është bërë rregullimi i vendkalimeve për persona të hendikepuar, eliminimi i pjesës me baltë nga trotuaret, mbjellja e drunjve dekorativ, vendosja e ulëseve si dhe vendosjen e shportave për mbeturina.
DEMOS ka ndarë edhe një grand tjetër për Komunën e Lipjanin, investim ky që përsëri do të jetë për hapësirat publik
Ndryshe, vitin e kaluar 17 komuna të Republikës së Kosovës, kanë përfituar nga projekti më i madh i financuar nga ambasada zvicerane në vlerë 10.7 milionë franga, që kishte për qëllim përmirësimin e qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha: menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale.
Komunat përfituese gjatë vitit të kaluar kanë qenë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kacaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokot Vërboc, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












