Maqedonia
Ligji për gjuhët serish në Kuvend
Xhaferi para seancës ka deklaruar se nëse ligji merr votat e mjaftueshme sikurse herën e kaluar nuk ka më nevojë të dekretohet nga presidenti
Mosnënshkrimi i ligjit për gjuhet nga Presidenti i Maqedonisë ka bërë që ai të kthehet për lexim të tret në Kuvend. E kjo ka nxitur reagime që priteshin nga opozita. Seanca e sotme e Kuvendit është vonuar për dy orë ndërsa me të filluar është ndërprerë për një pauzë e cila pritet të zgjas deri pas orës 14:00.
Në fillim të seancës ka pasur një debat të ashpër mes deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Dimovski ka thënë se me tentativën për të zgjedhur nënkryetarët para shqyrtimit të amendamenteve, demokracia shkelet me të dyja këmbët. Ndërsa, kryetari i Kuvendit i është përgjigjur se është i gatshëm të punojë ‘non stop’ deri sa ligji i gjuhëve të kalojë.
Xhaferi para seancës ka deklaruar se nëse ligji merr votat e mjaftueshme sikurse herën e kaluar nuk ka më nevojë të dekretohet nga presidenti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










