Shkurt.ch
Ligji i ri zviceran u lejon 14 javë pushim prindërve me fëmijë të sëmurë
Prindërve kujdestarë do t'u lejohen deri në 14 javë pushim, sipas ligjit të ri zviceran
Gazeta zvicerane online “The local.ch” ka botuar një artikull, ku i kushtohet ligjt të ri të miratuar nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës. Sipas këtij ligji, thuhet se pushimi do të zgjasë deri në 14 javë, në dispozicion të njerëzve që kujdesen për të afërmit e sëmurë rëndë.
Duhet theksuar se ligji tregon se periudha e kohës në dispozicion të një anëtari të familjes zvicerane për t’u kujdesur për një anëtar të familjes së sëmurë është shtrirë në katërmbëdhjetë javë – megjithëse jo për të gjitha marrëdhëniet familjare do të lejohet pushimi në periudhën 14-javore.
Këto reforma u miratuan të martën, duke lejuar që prindërit të kenë më shumë kohë për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë.
Po ashtu, reformat e mëtutjeshme u kaluan për të lejuar që njerëzit të kujdesen për partnerët ose të afërmit e sëmurë, megjithatë kjo është e kufizuar në tri ditë, për shembull – dhe dhjetë ditë gjithsej në vit.
Sidoqoftë, tani për tani vetëm dy të tretat e kompanive zvicerane u japin leje pjesërisht të paguar punonjësve të tyre për t’u kujdesur për një të afërm.
Gjithashtu duhet cekur se nisma prindërore pritet t’u kushtojë kompanive 30 milionë franga, si dhe deri në 75 milionë franga në fitime të humbura. Zgjatja tjetër e lejeve pritet të kushtojë midis 90 dhe 150 milionë franga në vit, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











