Shkurt.ch
Ligji i ri për natyralizimin hyn në fuqi më 1 janar: Çfarë më tutje?
Më 1 janar hyn në fuqi Ligji i ri mbi Natyralizimin. Qendra e kontaktit për Integrim e Aargaut e tematizon natyralizimin. Çfarë sjell Ligji i ri dhe si ndikojnë ndryshimet që i sjell ai?
AIA organizon për çdo vit Forumin për Integrim për të gjithë faktorët brenda Kantonit Aargau që angazhohen për integrimin. Forumi ofron trajnim të orientuar nga grupet specifike dhe shërben për të ndërtuar rrjete sociale.
Në kuadër të veprimtarisë së tij, Forumi organizon më 11 maj debati “Pasaporta zvicerane – Nga e drejta civile, te një shoqëri mobile”.
Në Zvicër jetojnë më shumë se dy milionë njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane. Ndonëse ata jetojnë, punojnë ose mësojnë në Zvicër si dhe shfrytëzojnë infrastrukturën e këtushme dhe paguajnë tatimet, ata nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve se çfarë do të bëhet me paratë nga taksat e tyre, shkruan albinfo.ch duke përcjellë njoftimin e AIA. Për të marrë pjesë në procesin politik ata duhet të natyralizohen, pra të marrin pasaportën zvicerane. Shumë nga edhe e bëjnë këtë: për faktin se duan të jenë pjesëmarrës në vendime, t`i rrisin shanset për të gjetur banesë dhe punë më të mirë, për t`u ndier më të sigurt. Të tjerë vendosin në të kundërtën: ata nuk duan të vihen në pozitën e lypësit dhe nuk kanë dëshirë të bëhen objekt në duart e organeve të shtetit. Akoma të tjerë dëshirojnë të natyralizohen por nuk i plotësojnë kushtet. Dhe në fund, ka edhe të tillë që e duan pasaportën zvicerane por kërkesa e tyre hidhet poshtë nga populli me të drejtë vote në asambletë komunale.
Më 1 janar hyn në fuqi Ligji i ri mbi Natyralizimin. Qendra e kontaktit për Integrim e Aargaut e tematizon natyralizimin. Çfarë sjell Ligji i ri dhe si ndikojnë ndryshimet që i sjell ai? A mos i ka dalë “boja” të drejtës për natyralizim në një shoqëri moderne mobile si kjo e jona? Dhe çfarë kuptimi ka për demokracinë zvicerane që një e katërta e popullatës nuk ka të drejtë të marrë pjesë në vendimmarrje?
Fjalën e përshëndetjes: Urs Homann, përfaqësues i ekzekutivit; Ligji i ri për Natyralizimin – Sfidat dhe shanset: Annarita Rombini, nga SEM (Sekretariati i Shtetit për Migracion); Citizenship (qytetaria) në shoqërinë postmigratore: Dr. Kijan Esphangizi, qendra “Historia e dijes”, ETH&Universität Zürich; Natyralizimi në demokracinë e drejtpërdrejtë: Dr. Denis Danaci Weiss & Ochsenhirt
Forumi mbahet më 11 maj me fillim nga ora 17.30 në Kongresshaus Aarau.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Maj 2017
- Ora17:00
- LokacioniAarau
- Data e përfundimit11 Prill 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










