Lajme
Ligj për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti
Qeveria e Kosovës është në proces të hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet
Shfrytëzimi i interneti në mënyrë racionale nga fëmijët i ka dobitë e veta në mësimnxënie dhe zhvillim të njohurive, por ka edhe rreziqet të abuzimit dhe keqpërdorimit. Për këtë çështje, Ministra e Arsimit në Kosovë është duke e hartuar një Ligj që mbron fëmijët nga rreziqet në internet.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se Republika e Kosovës është një vend që ka një qasje të kënaqshme të fëmijëve në internet, por, sipas tij, duhet punuar në sigurimin e mekanizmave mbrojtës, e sidomos mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në internet.
Këto komente Bajrami i bëri në Konferencën Rajonale për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet, ku u prezantua rezultati i projektit PROCON, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe shkëmbimi i praktikave nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, në fushën e sigurisë së fëmijëve në Internet.
Ministri Bajrami tha se rreziqet që sjellë përdorimi i internetit janë shqetësim global, duke ditur se po jetojmë në kohën e promovimit të teknologjive të reja dhe të mësimit digjital, ku fëmijët kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe interneti po shndërrohet në mjet mësimor.
“Përmes internetit, Ministria e Arsimit mendon të realizojë projektin e shkollave digjitale. Kalimi nga shkolla klasike në një shkollë digjitale dhe moderne do të bëhet me një tranzicion të kujdesshëm, duke i mësuar secilit nxënës dhe secilit mësimdhënës përparësitë që jep interneti, qoftë në mësimdhënie, qoftë në mësimnxënie”, theksoi ministri Bajrami.
Ai po ashtu tha se si ministri janë ë proces të hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet.
“Është një mundësi e mirë që interneti të përdoret në të mirë të nxënësve, duke i mbrojtur ata nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe nga abuzimet që mund të bëhen përmes internetit, sepse për aq sa jemi të përcaktuar që të reflektojmë qasje të hapur ndaj internetit dhe të promovojmë nxënësit dhe mësimdhënësit e shekullit 21, jemi të obliguar që të sigurojmë mekanizma mbrojtës, në mënyrë që të sigurojmë një edukim të shëndoshë, i cili do t’i bëjë ata qytetarë të denjë”, shtoi ministri Bajrami.
Ndërsa, Sirje Poder nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, foli për rëndësinë e sigurisë së fëmijëve në internet dhe rolin e prindërve, mësimdhënësve dhe profesionistëve të teknologjisë, në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për fëmijët dhe përdorimin e internetit si mjet për edukim.
Projekti PROCON – Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet në Internet, ka për qëllim të sigurojë mbrojtje më të mirë për fëmijët nga rreziqet në internet, përmes vetëdijesimit, fuqizimit dhe aktiviteteve të bashkërenditura të Qeverisë, Shoqërisë Civile dhe Industrisë për marrjen e masave mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











