Kosova
Liderët opozitarë të Kosovës pranojnë të mos zbulojnë detaje nga takimi në Ambasadën e SHBA-së
Kryetarët e AAK-së, PDK-së dhe LDK-së në Kosovë janë zotuar të mos komentojnë përmbajtjen e takimit me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i zhvilluar menjëherë pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën.
Ramush Haradinaj tha se liderët opozitarë kanë marrë obligim të mos prononcohen mbi diskutimet. Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk dhanë përgjigje, ashtu si dhe Ambasada amerikane, përcjell albinfo.ch.
Ekspertë ndërkombëtarë vlerësojnë vendimin e SHBA-së si pasojë të pakënaqësisë me qeverinë Kurti dhe si sinjal paralajmërues për humbje besimi ndaj institucioneve të Kosovës. Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, e lidhi vendimin me presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “vërejtjen më të qartë” nga Uashingtoni.
Dialogu strategjik, që ishte planifikuar të zhvillohej këtë vit, do të mbetet i pezulluar për kohë të pacaktuar.
Vendimi lidhet me tensionet politike të brendshme, kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe çështjet e pazgjidhura me Serbinë.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









