Kosova
Liderët kosovarë mburren me fitoren e Distria Krasniqit

Fitorja e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nga Distria Krasniqi është mirëpritur me gëzim të madh në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Vjosa Osmani, e cila është edhe vetë në Tokio, tha se fitorja e Distrias është nder, krenari e lumturi e papërshkrueshme.
“Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë, por edhe shumë të tjera anembanë botës. Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë. Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës. Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo”, shkroi Osmani.
Nga ana tjetër, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca shkroi: “Kosova zemërmadhe – e artë në Lojërat Olimpike”, bashkangjitur me një fotografi të ekipit në Tokio.
Ndërkohë edhe kryeministri Albin Kurti shkroi se me zemër është në Tokio. “Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh”, tha ai.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot Distria arriti të bëhej më e mira në xhudo ashtu siç synonte.
“Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15-vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë! Të lumtë Distria! Faleminderit për këto emocione, faleminderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Faleminderit mjeshtrit të papërsëritshëm, Toni Kuka”, shkroi Krasniqi.
E, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkroi se Krasniqi ua hapi rrugën medaljeve të tjera për kosovarët atje.
“Sportistët tanë, të rinjtë e të rejat tona, mbesin ambasadorët më të denjë të Republikës. Janë pasuria më e madhe e vendit tonë. Na mbajnë faqebardhë e na bëjnë zemrat mal me çdo paraqitje gjithandej nëpër botë. Janë inspirim i vërtetë për plot të tjerë që një ditë ëndërrojnë ta bëjnë krenar një komb të tërë”, shkroi Abdixhiku.
Po ashtu edhe Ramush Haradinaj nga AAK e quajti “vajza e artë” Distria Krasniqin, falënderoi atë dhe trajtnerin “për secilin sukses dhe emocion”.
Historike e quajti edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, fitoren madhështore të Krasniqit.
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?