Kosova
“Libri i luftës”, një pasqyrim i realitetit kosovar të 30 vjetëve të fundit
Në këtë libër, Nuhi Bytyçi ka mbuluar pothuajse të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në 30 vitet e fundit në Kosovë

Posa hyn në holin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, në një tavolinë aty afër sheh ca kopje të një libri mbi 700 faqesh që pritej të promovohej.
Njëri ndër gazetarët më me përvojë në Kosovë, Nuhi Bytyçi, i cili ka mbuluar pothuajse të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në 30 vitet e fundit në Kosovë, promovoi mbrëmë „Librin e Luftës“, ku, të ndarë në kapituj të ndryshëm, pasqyron në detaje të gjitha etapat dhe ndodhitë që ka kaluar Kosova në 3 dekadat e fundit.
Me shumë të interesuar në sallën ku bëhej promovimi i librit, fillimisht u shfaq një film i shkurtër dokumentar, që pasqyronte më së miri punën e autorit, duke nisur kështu nga puna e tij në RadioTelevizionin e Prishtinës, pastaj me ngjarjet tjera që rodhën, siç ishte Suprimimi i autonomisë së Kosovës, rezistenca paqësore, lufta e UÇK-së, rezistenca e shqiptarëve ne Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës .
„Sot po promovojmë jo vetëm Librin e Luftës, por edhe Librin e jetës së gazetarit Nuhi Bytyçi, i cili me veprimtarinë e vet gati 50 vjeçare, na jep një kronikë shumë të çmuar rreth ngjarjeve në të cilat ka kaluar populli shqiptar i Kosovës“ – kështu u shpreh zëvendës ambasadori kosovar në Zvicër Mustafë Xhemajli, në fjalën e tij hyrëse gjatë promovimit të librit. Ndryshe Xhemajli e quajti gazetarin Bytyçi një luftëtar të madh, që gjatë raportimeve të tij nga vijat e frontit, e ku arma e tij ishte fjala dhe kamera, informonte opinionin për ngjarjet në Kosovë.
Një vështrim kritik mbi përmbajtjen e librit, e dha po ashtu edhe publicisti i njohur Ibish Neziri, i cili dha nga një koment pothuajse për secilin nga 12 kapitujt e këtij libri voluminoz. Sipas Nezirit, botimi i këtij libri është një burim i mirë i të dhënave për luftën për mbijetesë të popullit shqiptar të Kosovës nga vitet e 80-ta e këndej. E po ashtu një libër i tillë duhet të zërë një vend në secilën bibliotekë familjare, për tu pasuruar me informata dhe kronika të kohës.
Më pas fjalën e mori edhe autori i librit, gazetari Nuhi Bytyçi. Duke përshkruar ngjarjet për të cilat flet në libër, Bytyçi theksoi se ndonjeherë ka qenë e pamundur të mbash edhe ditar personal, por dramatika dhe rëndësia e këtyre ngjarjeve kanë bërë që të mos harrohen. Ai përmendi se libri i tij ka qenë një obligim për të, që të pasqyrojë të gjithë atë rrugëtim, mbijetesë dhe sakrifivë të popullit shqiptar, e që do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme që të mos harrojnë të kaluarën e tyre.
Bytyçi, po ashtu adresoi edhe një kritikë në adresë të institucioneve kosovare që kanë bërë shumë pak në dokumentimin e kësaj periudhe, e posaçërisht për periudhën e luftës, me ç`rast punimet e tilla apo arkivat private që përmbanin informata për këtë kohë, shpesh herë janë injoruar.
Më pas pati edhe bashkëbisedim mes autorit dhe të pranishmëve, ndërsa për librat e blerë, autori me kënaqësi dha autogramin dhe dedikimin e tij për blerësit.
Vlen të theksohet se mjetet e grumbulluara nga shitja e librit, do të përdoren për angazhimin e përkthyesve që të bëhet përkthimi i këtij libri në gjuhët angleze, gjermane dhe frënge, për të qenë i pranishëm ky libër edhe tek lexuesit tjerë jo shqipfolës, e për të kuptuar të vërtetën rreth Kosovës.
Promovimi i librit do të bëhet edhe në vendet dhe datat në vijim: Më 28 prill 2019 në orën 14:00 në restorantin “Centrum 68” Adresa: Landstrasse 64, 5436 Würenlos, si dhe
Më 29 prill 2019 në orën 18:00 në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, Adresa: 63 Rue de Lausanne, 1202 Gjenevë
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A e keni lexuar librin Mikesha gjeniale – Elena Ferrante Ferrante shkruan nën pseudonim dhe qëndron larg syrit publik, me bindjen se sapo libri të përfundojë,...
-
Për herë të parë në Zvicër vjen Cirku Kombëtar Shqiptar nga Tirana
-
Nga Maqedonia e Veriut në Zvicër: Histori migrimi
-
Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi
-
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor në Zvicër!
Jeta në Austri
-
Studimi: Migrantët në Austri kanë më pak qëndrime në spital, më shumë kthime Një studim tregon se migrantët në Austri i përdorin spitalet më pak, por përballen me norma...
-
Ndërtimi i vendbanimeve në Austri ngadalësohet, subvencionet ulen
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone