Kosova
Liberalizimi i vizave: Numër më i madh i fluturimeve në janar
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tregojnë se në janar do të ketë numër të madh të fluturimeve, e rrjedhimisht do të ketë edhe numër më të madh të udhëtarëve, përcjell albinfo.ch.
Në këtë rritje të numrit të fluturimeve duket se ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, në një deklaratë për Telegrafin tha se pothuajse çdo vit shënohet një rritje e numrit të fluturimeve.
“Në çdo vit kemi një trend të rritje së numrit të fluturimeve, prandaj nëse e krahasojmë janarin e vitit 2023 me atë të 2022 kemi pasur 21.43% më shumë udhëtarë në vitin 2023. Po ashtu edhe numri i fluturimeve ka qenë në rritje. Sa u përket parashikimeve për muajin janar, do të kemi rritje si në numër fluturimesh, po ashtu edhe në numër udhëtarësh, sepse jemi në kohën e festave dhe po ashtu do të mund të udhëtojmë pa viza”, u shpreh ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













