Integrimi
Liberalët me prejardhje shqiptare në Zvicër, në ngritje e sipër
Ajo që bie në sy (në zgjedhjet e sivjetme në nivele të ndryshme) është numri i madh i emrave që tingëllojnë shqip, në listat zgjedhore të partive të ndryshme. Po ashtu diçka që bie në sy dhe që mua më gëzon, është fakti se shumë nga këta emra gjenden në listat e FDP-së ose të Liberalëve të Rinj

Ende pa mbaruar mirë një palë zgjedhje, zgjedhjet tjera janë në prag. Mund të thuhet se kjo gjë e lodh sistemin zviceran. Demokracia jonë e drejtpërdrejtë dhe sistemi federal me nivele të ndryshme, e sfidon në vazhdimësi zgjedhësin zviceran. Kështu, një zviceran merr pjesë në zgjedhje ose në referendume më shpesh se pjesëtarët e ndonjë nacionaliteti tjetër gjatë gjithë jetës. Më 9 shkurt 2020, për shembull, qytetari i Cyrihut voton për 6 iniciativa.
Në të njëjtën kohë në St.Gallen mbahen zgjedhjet kantonale ndërsa në Kantonin e Lucernit, ato në nivelin komunal.
Ajo që bie në sy në këtë pikë, është numri i madh i emrave që tingëllojnë shqip, në listat zgjedhore të partive të ndryshme. Po ashtu diçka që bie në sy dhe që mua më gëzon, është fakti se shumë nga këta emra gjenden në listat e FDP-së ose të Liberalëve të Rinj. Është pra në natyrën e rrjedhës së gjërave që gjenerata e dytë dhe ajo e tretë sillet si autoktone dhe dëshiron të jetë pjesë e politikës dhe shoqërisë. Dhe natyrisht, kjo bën që këto gjenerata të zhvillojnë interesa të ndryshëm politikë dhe në këtë mënyrë, ashtu sikurse vetë shoqëria, të gjejnë veten në ngjyra të ndryshme të spektrit politik. Liberalizmi luan në këtë pikë një rol të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin se përbën gurthemelin e Zvicrës moderne, por edhe për udhëheqjen e saj të mëtejshme. Kjo sepse infrastruktura jonë, nevoja jonë kulturore, dëshirat dhe ëndrrat tona si shoqëri, mund të financohen dhe të mbështeten vetëm falë një ekonomie të fuqishme dhe që funksionon mirë.
Komuniteti shqiptar, falë angazhimit të mërgimtarëve të parë, ofron në këtë kontekst specialistë dhe specialiste nga të gjithë lëmenjtë, ashtu si dhe ndërmarrëse dhe ndërmarrës, të cilët këto vlera liberale i bartin me vete. Një pjesëmarrje politike, tek e cila krijohen kushtet bazë për veprimin e saj, është një rrjedhojë logjike dhe patjetër e duhura. Dhe është mirë që është kështu, para së gjithash për një punë të përbashkët për të ardhmen.
- Këshilltar komunal i Cyrihut, FDP, kryetar i Degës së FDP në Qarkun e nëntë të Cyrihut
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri