Lajme
LGBT mbetet “jashtë lojës”
“Në Kosovë dhe në Evropë, LGBT përballet më diskriminim çdo ditë. Ata janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës, tha Thomas Gnocchi nga Zyra e BE-së”
Komunitetit Lezbike, Gej, Biseksual dhe Transgjinor që në shoqëri njihen si “LGBT” nuk ka arritur të inkuadrohet sa duhet ë shoqërinë kosovare, përkundër përkushtimit institucional që të bëj më shumë për këtë komunitet. Edhe më tej mbetet “urrejtja” sociale ndaj këtyre personave.
Kështu deklaruan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ata të zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë dhe të shoqërisë civile, një konferencë kombëtare me temën “LGBT-të në Politikë”. Në këtë konferencë u tha se Kosova si shtet ka dëshmuar qasje pozitive në ndërtimin e politikave të barazisë, por mbetet të bëhet edhe më shumë.
Ramadan Ilazi është zëvendësministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se projektligji kundër diskriminimit, i cili pritet të miratohet do të formësojë politika shtetërore kundër personave që diskriminojnë edhe komuniteti LGBT.
“Në Evropë duhet të shkojmë të bashkuar dhe jo të ndarë e të kategorizuar brenda shoqërisë sonë, kategori këto që presupozojnë statusin tonë në shoqëri për të legjitimuar diskriminimin dhe përjashtimin. Prandaj pjesëmarrja e komuniteti LGBT në politikë është një domosdoshmëri për demokracinë tonë, për karakterin e shoqërisë sonë dhe për të ardhmen tonë evropiane”, tha Ilazi citon REL.
Thomas Gnocchi nga zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se debati për të drejtat e komuniteti LGBT është i vonuar në Kosovë.
“Edhe sot në Kosovë dhe në Evropë, LGBT, përballet më diskriminim çdo ditë. Ata janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës ekonomike dhe shoqërore. Ata shpesh janë viktimë e sulmeve verbale dhe fizike që mbeten shumë të padukshme, brenda stigmatizimit dhe pasojave negative”, tha Gnocchi.
Myrvete Bajrami, aktiviste ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe partitë politike, duke thënë se nuk mund të pritet deri në pafundësi për realizimin e të drejtave të komunitetit LGBT, dhe miratimin e ligjit kundër diskriminimit.
“Nuk mundeni si qeveri të thoni ngadalë se ne kemi probleme të tjera. Nuk mundeni si parti politike të thoni ngadalë se ne kemi çështje të tjera më madhore, për shkak se të drejtat e njeriut janë universale. Edhe unë dua t’i kem të drejtat e njëjta,sikur që s’kam ujë dhe rrymë në Kosovë si të tjerët”, tha Bjarami.
Ajo megjithatë tha se pjesëtarë të komunitetit që ajo përfaqëson tashmë janë në politikë…
“Në politikë jemi. Nuk e keni idenë sa individët i kemi, ne në politikë jemi. Disa nga jashtë e disa nga brenda. Realiteti është se ne jemi aty. Edhe nuk duam të jemi më shumë, nuk duam të kemi parti politike”, tha Bajrami.
Ndryshe, në krahasim me vendet e rajonit që nuk lejojnë as gey-paradat të mbahen, në Kosovë ky komunitete është më i lirë edhe pse akoma ekzistojnë paragjykimet. Madje janë një grup shoqesh, që në vijimësi kanë sfiduar sistemin e shortisë, duke promovuar këtë komunitet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












