Shkurt.ch
Levrat, kundër nacionalizmit në rritje
Kreysocialdemokratin është duke e preokupuar zhvillimi që po shkon nga “një patriotizëm i shëndetshëm drejt nacionalizmit fanatik”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP/PS) Christian Levrat tërheq vërejtjen për rrëshqitjen drejt fanatizmit nacional që sipas tij është një fenomen real ë shoqërinë zvicerane. Ai me këtë rast ka kritikuar Partine Liberale të Zvicrës FDP/PLR se po bëhet gjithnjë më konservative-nacionale. Për këtë arse ai mendon se duhet penguar krijimin e një shumice të djathtë në Këshillin Federal. Këtë e ka thënë ai në një intervistë të cituar në “SonntagsBlick dhe “Le Matin dimanche”.
Levrat ka përkujtuar se FDP ka kërkuar krijimin e listave të përbashkëta zgjedhore me SVP-në, duke e braktisur kështu çdo ditë e më shumë trashëgiminë e vet liberale.
Atë është duke e preokupuar zhvillimi që po shkon nga “një patriotizëm i shëndetshëm drejt nacionalizmit fanatik”. Politikanët marrin letra kërcënuese nga “njerëz të etbluar”. Kjo përbën një dimension të ri ashtu si dhe sulmet e rënda kundër të huajve.
“Sot në Romandi thuhen gjëra të tilla për francezët ë para disa dekadave nuk kanë guxuar të thuhen”.
Tash duhet nxjerrë mësimin nga Iniciativa kundër Migracionit Masiv duke u fokusuar në aftësimin e fuqisë se këtushme punëtore .
Levrat ka thënë se është i bindur që thelbi i “iniciativës…” nuk do të mund të zbatohet. “Kundër jetësimit të iniciativës së SVP-së do të ketë një referendum.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











