Shkurt.ch
Leuthard zbret parapagimin për transmetuesin publik: 1 frang në ditë
Duke filluar nga një janari i vitit 2019, çdo ekonomi familjare do të paguajë 365 franga në vit ose një frang në ditë për aparatet televizive dhe radiofonike që ka
Presidentja e Konfederatës, në cilësinë e ministres për transport, mjedis dhe komunikacion, Doris Leuthard ka dhënë sot lajmin e mirë duke iu drejtuar mediave në mënyrë të drejtpërdrejtë : ulet çmimi i parapagimit për transmetuesin publik të Zvicrës (SRG).
Duke filluar nga një janari i vitit 2019, çdo ekonomi familjare do të paguajë 365 franga në vit ose një frang në ditë për aparatet televizive dhe radiofonike që ka, transmeton albinfo.ch. Duke qenë se aktualaisht për këtë destinim paguhen 451.10 franga, zbritja vjetore e komunikuar e çmimit është 85 franga në vit.
Në të njëjtën kohë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Radiotelevizionin, do të vendoset edhe shuma maksimale prej 1.2 miliard frangash në vit për financimin e SRG. Nga ana tjetër, transmetuesve të koncesionuar privatë u rritet financimi nga shteti nga 67,5 milionë në 81 milionë franga, ka njoftuar Leuthard.
Në fushatën e referndumit mbi rishikimin e ligjit mbi Radiotelevizionin (RTVG) të para dy viteve, ministrja Leuthard kishte premtuar se në rast të miratimit të ligjit, parapagimi për SRG do të zbriste nën 400 franga në vit për një ekonomi familjare. Me lajmin e dhënë sot, ajo ka precizuar edhe shumën përfundimtare, pra 365 franga në vit ose 1 frang në vit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










