CH-Ballkani
Letra e mërgimtarit nga Zvicra mahnit Policinë e Kosovës
Arlind Imeri nga Zvicra i është drejtuar Policisë së Kosovës me një letër falënderimi duke treguar se sa krenar është për mikpritjen që policët kosovarë i kanë bërë atij këtë verë kur ka ardhur në vendlindje.
Policia e ka shpërndarë letrën në faqen e vet në Facebook për të shprehur kënaqësinë pas falënderimit të qytetarit.
Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
LETËR FALENDERIM NGA NJË QYTETAR!
Subject: Falënderim
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë quhem Arlind Imeri dhe jetoj në Zvicër.
Përmes kësaj E-mail dëshirojë të ju shprehë falënderimet më të përzemërta për policinë e Kosovës.
Më datën 05.08.2017 rreth orës 01 kam kaluar kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në pikën kufitare në Mutivodë.
Aty jam ndalur nga policia e Kosovës e cila me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e saj.
Sjellja e Policit kufitar ishte jashtëzakonisht e mirë.
Gjithashtu, edhe ditën kur jam futur në Kosovë, kam parë profesionalizëm, respekt dhe sjellje që unë personalisht ndihem krenar që jeni pjesë e shoqërisë sonë.
Pritjet nëpër pika kufitare janë normale në çdo vend të botës.
Unë nuk shqetësohem aspak nga kolonat e krijuara nëpër pikat kufitare.
Në fund, dua të ju falenderoj edhe një herë dhe të ju shprehë kënaqësinë që ndjej kur ndalem nga Policia e Kosovës.
Ju paqim gjithmonë.
Duke ju dëshiruar punë të mbarë, ju kërkoj falje për pengesat që mund të ju kem shkaktuar.
Me respekt,
Arlind IMERI
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











