Integrimi
Letra anonime për martesë fiktive e lë kosovarin pa leje qëndrimi në Zvicër
Autoriteteve kompetente u shkon një dëshmi anonime, sipas të cilës lidhja mes dy personave nuk është e vërtetë. Kjo, me fjalë tjera domethënë se kurora e tyre qëndronte vetëm në letër dhe se këtu bëhej fjalë për një abuzim me ligjin

Në nëntor të vitit 2003 kosovari, atëbotë 42 vjeçar, ishte martuar me një bashkëkombëse të veten, e cila kishte leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (Vizën C). Përmes kësaj martese ai kishte marrë lejen e qëndrimit (Vizën B) e cila i kishte mundësuar të jetonte në Zvicër.
Pa i mbushur mirë 5 vjet, çifti ndahet në vitin 2008, shkruan azonline.ch. Autoritetet kundërshtojnë t`ia vazhdojnë lejen e qëndrimit ndërsa vetëm pesë ditë pa i kaluar afati i caktuar për lëshimin e Zvicrës, ish bashkëshortja bën një kërkesë për ribashkim me të. Kështu, kosovari, në korrik të vitit 2014 e fiton sërish lejen e qëndrimit në Zvciër.
Por, gëzimi i tij ishte i parakohshëm, sepse dy muaj pas kësaj, autoriteteve kompetente u shkon një dëshmi anonime, sipas të cilës lidhja mes dy personave nuk është e vërtetë, transmeton albinfo.ch. Kjo, me fjalë tjera domethënë se kurora e tyre qëndronte vetëm në letër dhe se këtu bëhej fjalë për një abuzim me ligjin.
Nisur nga kjo, Zyra për Migracion e Kantonit Aargau inicion një hetim dhe me një vendim që merr në shkurt të vitiit 2016, hedh poshtë kërkesën e kosovarit për vazhdim të lejes së qëndrimit e cila kishte qenë e vlefshme deri në qershor 2015 (Viza B duhet të vazhdohet çdo vit, v.j.).
Më tutje zyra në fjalë urdhëron sërish dëbimin e personit në fjalë nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Ai kundërshton vendimin duke shfrytëzuar të gjitha instancat e mundshme gjyqësore të Zvicrës, deri në Gjykatën Federale, si më e larta.
Avokati i tij ka kërkuar nga kjo gjykatë që klientit të tij t`i vazhdohet leja e qëndrimit dhe të mos dëbohet nga Zvicra. Gjykata Administrative Kantonale më parë kishte ardhur në përfundimin se kosovari definitivisht nuk po jetonte në bashkësi martesore me gruan e tij të ligjshme dhe, bazuar në këtë fakt, nuk është i drejtë pretendimi i tij për vazhdim të lejes së qëndrimit në Zvicër.
Autoritetet pra kishin vepruar në mënyrë korrekte kur kishin vendosur mosvazhdimin e lejes dhe dëbimin e personit në fjalë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu gjykata ka theksuar se nuk ekziston detyrimi për të zbuluar identitetin e personit që kishte dërguar dëshmi anonime të cilat kishin zbuluar se martesa kishte qenë fiktive.
Gjykata Administrative e Kantonit kishte mohuar gjithashtu që rasti i kosovarit sot 57 vjeçar i cili ka punuar si sezonier në Zvicër nga viti 1984 deri në vitin 1989, paraqet një të ashtuquajtur rast të rëndë.
Bazuar në të gjitha këto, edhe Gjykata Federale e Zvicrës e ka kundërshtuar duke mos e marrë fillimisht fare në shqyrtim rastin. Sipas saj, në ankesën e bërë, kosovari ishte mjaftuar vetëm në përshkrimin e mangësive që kishte letra me dëshminë anonime.
Ndërsa, siç kanë theksuar gjyqtarët e gjykatës në fjalë, kosovari do të mund të kishte pasur gjithsesi një shans me ankesën e tij. Kështu, ai në ankesën e bërë në Gjykatën Federale vërtet kishte dëshmuar se Gjykata Administrative e Kantonit kishte anashkaluar faktin se fëmijët e tij paramartesorë dhe nipërit jetojnë në Zvicër dhe se ai kishte me ta një raport të afërt familjar.
Por, kanë shtuar gjyqtarët e Lozanës, ai nuk e kishte prezantuar në ankesë se sa këto raporte familjare janë në përputhje me kriteret që parasheh Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, për t`i mundësuar atij mbajtjen e lejes së qëndrimit në Zvicër. Ai ka dështuar ta bëjë këtë, edhe pse disa pjesë të vendimit të gjykatës administrative “i kishin ofruar me të madhe rastin për ta bërë këtë veprim”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora Pjesëmarrja është falas, dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga...
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?