Lajme
Lëshohet urdhërarrest për vëllain e Besar Nimanit
Gjykata e Qarkut në Bielefeld ka lëshuar urdhërarrest për vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani, për tentim vrasje.
Berat Nimani po shihet si i dyshuari kryesor për plagosjen e katër personave të mërkurën para Gjykatës së Qarkut në Bielefeld, pas seancës gjyqësore ku Huseyin Akkurt po gjykohej për vrasjen e Besar Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Akkurt është një nga dy personat që dyshohen se e vranë Nimanin me 16 plumba në Bielefeld të Gjermanisë vitin e kaluar.
Në mesin e katër të plagosurve të mërkurën, ishin edhe babai dhe vëllai i Akkurtit teksa raportohet se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, transmeton albinfo.ch
“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Bielefeld lëshoi një urdhërarrest ndaj këtij personi për katër akuza për tentim vrasje, që përfunduan me lëndime të rënda trupore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Bielefeldit, raporton Bild.
Në ditën e parë të seancës gjyqësore, Berat Nimani kishte thënë për “Bild” se një nga vrasësit e Besarit është ende i lirë dhe se që nga vdekja e Besarit kanë jetuar me frikë të vazhdueshme.
Avokati i Nimanit, Peter Wuller, ka thënë se klienti i tij insiston në pafajësi dhe do të dorëzohet në ditët në vijim.
“Kam pasur disa kontakte me z. Nimani menjëherë pas aktit shumë gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja. E gjithë situata është shumë konfuze. Pasi ta kem marrë një pasqyrë të plotë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici e do të dorëzohet”, tha Wuller. “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe thotë se nuk kishte asnjë lidhje me të shtënat para gjykatës së qarkut”.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë Berat Nimanin dhe motrën e tij në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes. Pjesëmarrësit në gjyq po ashtu vunë re se të dy u larguan para kohe nga salla e gjyqit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











