Shqipëri
Leqet e Hotit, një mrekulli natyrore e ndërthurur me dorën e njeriut
Alpet e Shqipërisë së Veriut janë një amfiteatër epik, manifestim spektakolar i natyrës
Leqet e Hotit janë qafë në qarkun e Shkodrës, në lartësinë 730 m, nëpër të cilën kalon rruga e Malësisë së Madhe që shkon nga Shkodra në Vermosh, shkruan albinfo.ch.
Kjo është një bukuri natyrore që ndërthuret edhe me punën e njeriut, me rrugët që janë krijuar në formë me gjarpërime.
Lidh fushën karstike të Hanit të Hotit (Bajzë-Kushe) me luginën e Cemit dhe ndan majën e Mështjerrës (1447m) në juglindje me të Bukovikut (1232m) në veriperëndim.
Zbret me gjarpërime të shumta në luginën e Cemit për 500 m. Ka prejardhje tektonike-erozive. Në anën verilindore është e veshur me pyll ahu, kurse në jugperëndim bashkohet me fushën e Rapshit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












