Futboll
Leon Avdullahu është rrugës për t’u bërë lojtari kryesor i mesfushës së FC Basel
Në FC Basel, adoleshenti Leon Avdullahu po tregon suksese në të gjitha format e tij si futbullist. Pikërisht loja e tij po e bën që ai të jetë çdo ditë e më shumë në formacionin e parë të ekipit zviceran FC Bazel, transmeton albinfo.ch.
Kundër YB, veterani i FCB, Taulant Xhaka, duhet të ulet në stol të shtunën në mbrëmje. Arsyeja është Leon Avdullahu (19-vjeçar), i cili do të inkuadrohet nga fillimi i lojës.
Ai ishte në formacionin startues në të tri ndeshjet testuese dhe shënoi një dygolësh në barazimin 2-2 kundër Greuther Fürth. Shpërblimi nuk është vetëm një kontratë e re deri në verën e vitit 2028, por edhe një vend i rregullt në qendër të mesfushës së bashku me Renato Veiga (20).
Edhe në fitoren 1-0 ndaj liderit të Bernës, Avdullahu u lejua të luajë që në fillim dhe bëri një paraqitje bindëse. Lojtari shqiptare ka qartësisht shkallën më të mirë të pasimeve të ekipit të tij.
Roland Vetter shkruan se kur Avdullahu kaloi nga FC Gerlafingen në FC Solothurn në moshën dhjetëvjeçare, ai ra menjëherë në sy të menaxherit të të rinjve. “Leoni nuk ishte kurrë fizikisht superior ndaj të tjerëve, por ishte gjithmonë një hap përpara në gjithçka tjetër”, thotë Vetter.
Për të, Avudllahu nuk është pasardhësi i paracaktuar i Xhakës. “Ai gjithashtu ka shumë cilësi në ofensivë”, thotë Vetter, duke bërë një krahasim me Fabian Rieder (21). “Unë e shoh atë në një nivel të ngjashëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për të kuptuar lojën”, tha Vetter, i cili gjithashtu kujdesej për profesionistin aktual të Rennes në Solothurn. “Unë besoj se Leon do të ndjekë të njëjtën rrugë”, shpreht ai për Blick.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










