Sport
Lëndimi, e nxjerr Feratin për 4-6 javë jashtë fushës!
Ferati nuk do të jetë as në dispozicion të kombëtares së Zvicrës, në dy ndeshjet që ajo do t`i zhvillojë në javët e ardhshme

Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë në të cilën debutoi për FC Freiburgun, ish lojtarit shqiptar të FC Baselit, Beg Feratit do t`i duhet të qëndrojë për një kohë të konsiderueshme larg fushës së gjelbër.
Katër deri në gjashtë javë do t`i duhen nevojiten atij derisa të shërojë gjurin e djathtë të lënduar, kanë thënë mjekët për mediet gjermane.
Në gjendjen ku është, Beg Ferati nuk do të jetë as në dispozicion të kombëtares së Zvicrës në dy ndeshjet që ajo do t`i zhvillojë në javët e ardhshme. Fjala është për ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian, kundër Uelsit në Swansea, më 7 tetor dhe atë kundër Malit të Zi, më 11 tetor në Bazel.
Ndeshjen e parë për kombëtaren e Zvicrës Ferati e kishte luajtur në muajin gusht, në një ndeshje provuese kundër Lichtensteinit.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€