Lajme
Léman-Express redukton orarin: Mungon stafi për shkak të koronës
Të mërkurën, pesë trena të Léman Express u desh të anuloheshin në minutën e fundit për shkak të pjesëtarëve të sëmurë të stafit
Për shkak të numrit të lartë të mungesave të stafit për shkak të koronës, kompania hekurudhore “Léman Express” në rajonin e Gjenevës po redukton orarin në fundjavën që vjen, deri të hënën, transmeton albinfo.ch. Në disa departamente të kompanisë nuk ka më staf rezervë.
Të mërkurën, pesë trena të Léman Express u desh të anuloheshin në minutën e fundit për shkak të pjesëtarëve të sëmurë të stafit, ka njoftuar të enjten SBB.
Linjat L2 dhe L4 midis Coppet VD dhe Annemasse F tani do të anulohen deri të hënën, shkruan sda.ch
Po ashtu për shkak të mungesës së stafit të prekur nga korona, kompania e transportit publik të Cyrihut (VBZ) kishte njoftuar në të njëjtën ditë se do të ndalonte plotësisht funksionimin e linjës 15 të tramvajit.
Ndërsa dy ditë më parë, të martën, “Treni Regionali Ticino Lombardia SA (Tilo)” ka njoftuar se disa lidhje midis Chiasso-s (Zvicër) dhe Como-s (Itali) si dhe midis Como-s dhe Varese-s janë anuluar për shkak të shoferëve të sëmurë të trenave, përcjell albinfo.ch I prekur është treni S10, i cili lidh qytetet Biasca me Como nëpërmjet Bellinzonaës
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












