Shqipëria
Lek i vjetër apo i ri? 54 % e shqiptarëve e ngatërrojnë
Në fakt, përcaktimi i gabuar i monedhës kombëtare është i përhapur gjerësisht. 54 për qind e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”. Ishte ky rezultati i përftuar pas një ankete të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë. Me qëllim çrrënjosjen e këtij termi, nisi fushata nën sloganin, “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”
Zanafilla e përdorimit të gabuar të terminologjisë vlerësohet se i ka rrënjët së paku një gjysmë shekulli më parë, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria është ndër vendet e vetme në botë që mbart një problematikë në përcaktimin e saktë të monedhës kombëtare, dhe ky fenomen është trashëguar ndër breza.
Përdorimi i gabuar “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun” , sipas Bankës Qendrore, shfaqet kryesisht te meshkujt, personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











