Kosova
Lebet: Zvicra do ta mbështesë sistemin prokurorial në Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Zvicerane, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Siç njofton Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate, Lumezi ka njoftuar ambasadorin Lebet me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadori zviceran kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë zvicerane. Të dy bashkëbiseduesit e kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm si dhe rëndësinë e thëllimit të tij edhe në të ardhmen.
“Në anën tjetër, ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që po e bën Prokurori i Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë”, theksohet në komunikatë.
Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës dhënë konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, me ç’rast ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ai dhe shteti zviceran vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial të Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











