Shkurt.ch
“Le Spiderman“ ngjitet edhe në Zvicër
Nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë shkathtësinë e tij por fakti se ai, në godinat ku ngjitet, e bën këtë pa masa sigurie
“Le Spiderman“ ngjitet edhe në ZvicërNjeriu merimangë ose “Spidermani francez” e ka treguar së fundi shkathtësinë e vet edhe në Zvicër. Në këtë vend ai ka performuar për herë të parë në karrierën e tij të bujshme dhe me këtë rast është katërithur në pirgun e orës të kishës në St.Maurice të kantonit Valis.
Nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë shkathtësinë e “Le spidermanit”, siç e quajnë Alain Robertin, për t`ia specifikuar përkatësinë e tij franceze, por fakti se ai, në godinat ku ngjitet, e bën këtë pa asnjë mjet ndihmës dhe pa masa sigurie. Kësaj here caku i tij ka qenë më modest, vetëm 49 metra i lartë, kur dihet se Robert ka pushtuar deri më tash ndërtesat më të larta në botë, përfshirë edhe hotelin Burj Khalifa të Dubait që është i lartë 828 metra.
Megjithatë, Spidermani ka pasur vështirësitë e tij për shkak të gurëve të thyeshëm të kullës. Kjo ka bërë që ngjitja të zgjaste plot 20 minuta. Rreth njëmijë veta, qytetarë të St.Maurice dhe kureshtarë tjerë kanë ndjekur me entuziazëm spektaklin që u ka ofruar mysafiri nga Franca.
St.Maurice të kantonit Valis. Nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë shkathtësinë e “Le spidermanit”, siç e quajnë Alain Robertin, për t`ia specifikuar përkatësinë e tij franceze, por fakti se ai, në godinat ku ngjitet, e bën këtë pa asnjë mjet ndihmës. Kësaj here caku i tij ka qenë më modest, vetëm 49 metra i lartë, kur dihet se Robert ka pushtuar deri më tash ndërtesat më t¨üe larta në botë, përfshirë edhe hotelin Burj Khalifa të Dubait që është i lartë 828 metra.
Megjithatë, Spidermani ka pasur vështirësitë e tij për shkak të gurëve të thyeshëm të kullës. Kjo ka bërë që ngjitja të zgjaste plot 20 minuta. Rreth njëmijë veta, qytetarë të St.Maurice dhe kureshtarë tjerë kanë ndjekur me entuziazëm spektaklin që u ka ofruar mysafiri nga Franca.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











