Bota
Le Pen urdhërohet t’u nënshtrohet testimeve psikiatrike
Një gjykatë në Francë ka urdhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike, në kuadër të hetimeve që kanë nisur, pas shpërndarjes së fotografive në të cilat shihen mizoritë e grupit militant, Shteti Islamik (IS).
Le Pen ka publikuar në Twitter kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar “të çmendur”.
Ajo ka publikuar disa fotografi më 2015, duke përfshirë një viktimë të IS-it me kokë të prerë.
Asaj i është hequr imuniteti si anëtare e parlamentit dhe mund të ndëshkohet me dënim apo burgim.
Si lidere e asaj që është quajtur Fronti Kombëtar, Le Pen është mundur nga Emmanuel Macron në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Që nga ajo kohë, politikania ka tentuar të ngrihet sërish, derisa partia e saj ka ndryshuar emrin në Marshi Nacionalist, në mënyrë që të distancohet nga shenjat e racizmit, shkruan REL përcjell Albinfo.ch.
Sipas një dokumenti të publikuar nga vetë ajo, gjyqtari ka kërkuar që përmes testeve të vlerësojë nëse ajo ka probleme mendore, apo “nëse është në gjendje të kuptojë pyetjet dhe të përgjigjet”.
Le Pen në anën tjetër e ka vlerësuar kërkesën “të çmendur” dhe se sipas saj “regjimi është duke nisur të bëhet i frikshëm”.
Mirëpo prokurorët i kanë thënë gazetës, Le Parisien se kërkesa është pjesë e procedurave të rregullta.
Le Pen ishte përballur me pakënaqësi kur kishte postuar fotografitë, pasi një gazetar kishte bërë krahasim në mes të IS-it dhe partisë së tij, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Rasti kundër saj është i lidhur me ligjin francez, i cili kundërshton qarkullimin e “mesazheve të dhunshme, të cilat nxisin pornografi dhe terrorizëm, apo të cilat dëmtojnë rëndë dinjetetin njerëzor” dhe të cilat mund të shihen nga të miturit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











