Uncategorized
*LDK-ja nuk është Ibrahim Rugova,Thaçi nuk është UÇK-ja (PDK-ja)
Para 16 vitesh ishim të gjithë të bashkuar kundër armikut. Kishim mendime të ndryshme rreth mënyrës të luftës (paqësore apo të armatosur), por gjithsesi ishim të bashkuar.
Të bashkuar si shqiptarë, që nga Shqipëria deri në Maqedoni, që nga Mali i Zi deri në Preshevë, dhe Kosovën në mes.
Atëherë na bashkonte shqiptarizmi, luftonim shqiptarisht për shqiptarizëm. Kjo ndjenjë, ky vullnet për shqiptarizëm erdhi duke u shuar. Sot për fat të keq nuk ka Shqiptarizëm.
Hashim Thaçi, ish-udhëheqës i UÇK-së, ish-luftëtar po e përdor strategjinë dhe dhunën e ish-armikut e tij. Po e përdor kundër opozitës, siç bënte armiku i tij, Milosheviçi. Po e përdor kundër ish-bashkëluftëtarëve të tij.
I tmerrshëm ishte komenti në profilin e tij në Facebook disa minuta pas përdorimit të shfrenuar të dhunës kundër popullatës. Thaçi nuk është UÇK.
Thaçi nuk është më Thaç. PDK-ja nuk është më PDK.
Emrin e kanë të njëjtin si dje edhe Thaçi dhe PDK-ja, por vlerat e djeshme nuk i kanë më.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me LDK-në. Vlerat i kanë ndërruar.
LDK-ja nuk është Ibrahim Rugovë. Rugova ishte opozita. Rugova ishte i sulmuar. Rugova ka pas vlera. Rugova ishte shqiptar dhe ka vepruar gjithë jetën për Kosovën, për Shqiptarizmin. Rugova ishte LDK-ja. LDK-ja sot, nuk është LDK-ja e Rugovës.
Ajo tani po e përdor strategjinë e Milosheviçit. Po e përdor kundër opozitës, pozitë në të cilën ishte vetë dikur, kur ishte kundër pushtetit serb. LDK-ja po e përdor këtë strategji të dhunës kundër ish-luftëtarëve të Kosovës. E përdor kundër bashkatdhetarëve të saj. Këtë po e bën bashkë me Thaçin. Rugova ishte LDK-ja. LDK-ja nuk është më Rugova. LDK-ja nuk është më LDK-ja. Emrin e ka edhe sot të njëjtin si dje, por vlerat e djeshme nuk i ka më. Vlerat i ka ndryshuar.
Motra dhe vëllezër,
ish-partizan të UÇK-së,
ish-partizan të PDK-së,
ish-partizan të LDK-së,
ish-partizan të Ibrahim Rugovës (ndër të cilët isha edhe unë) :
Emrat e partive politike nuk i ndërrojnë, por i ndërrojnë vlerat e tyre. Ata që i kemi adhuruar dhe mbështetur në një kohë, nuk janë më. Ata për të cilit kemi votuar, ose nuk janë më, ose nuk i përfaqësojnë më vlerat tona.
Përgjegjësinë për situatën aktuale dhe për përdorim të dhunës kundër motrave dhe vëllezërve tonë nuk e kanë vetëm treshja “Thaçi – Mustafa – Veseli”, por e kemi të gjithë ne që ua kemi mundësuar atyre të na qeverisin, që ua kemi dhënë fuqinë për të na sulmuar ne dhe sunduar Kosovën.
Shpejt vjen dita për të votuar. Vjen dita për të ndryshuar situatën dhe për të manifestuar në mënyrë paqësore, pa frikë, pa dhunë. Është momenti që të mos të gabojmë përsëri kur të vjen dita për të votuar. Të mos i harrojmë njerëzit si Thaçi që bëjnë shaka në Facebook për dhunën e përdorur ndaj motrave dhe vëllezërve tonë.
Çfarë të bëjmë? Kënd ta votojmë? Nuk e di! Por një gjë e di sigurt, nuk duhet mbështetur më PDK-në dhe LDK-në. Duhet mbështetur Shqiptarizmin!
*Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










