Bota
Lavrov: Rusia do të vazhdojë t’i bombardojë caqet militante në Idlib
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të vazhdojë bombardimin e caqeve të militantëve në provincën Idlib të Sirisë nëse ka nevojë, porse do të hapë po ashtu korridore humanitare për t’iu mundësuar civilëve të ikin.
Lavrov i bëri këto komente në Berlin, para një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
I cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, Lavrov tha se forca ajrore ruse do të bombardojë objektet e terroristëve, por edhe do t’i inkurajojë marrëveshjet për pajtim.
Përpara bisedimeve, Maas tha se do ta paralajmërojë Lavrovin se një ofensivë e madhe ushtarake në Idlib – provincën e fundit që kontrollohet nga rebelët sirianë – rrezikon të shkaktojë “katastrofë humanitare”.
“Të gjithë e dimë se çka është në rrezik”, tha Maas në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA.
Qeveria e Sirisë ka bërë publike planet për një ofensivë të madhe në Idlib.
Rusia dhe Irani i kanë dhënë mbështetje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile shtatëvjeçare, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Kombet e Bashkuara presin që deri në 900,000 njerëz të ikin nëse Assadi nis ofensivë të shkallës së gjerë në Idlib.
Në këtë enklavë, aktualisht jetojnë rreth tre milionë njerëz.
“Rusia luan rol të rëndësishëm dhe ne kemi pritje nga ajo”, tha Maas.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










