Kriza në Ukrainë
Lavrov konfirmon: Po, ne duam ndryshimin e regjimit në Ukrainë
Me njoftimin e tij se dëshiron të ndryshojë lidershipin politik në Kiev, Lavrov kundërshton edhe deklaratat e tij të bëra në prill
Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar së fundi se Rusia dëshiron të rrëzojë qeverinë ukrainase. “Në çdo rast, ne po ndihmojmë popullin ukrainas të çlirohet nga regjimi që është absolutisht armiqësor ndaj popullit dhe historisë”, është deklaruar Lavrov në Kajro.
Populli rus dhe ai ukrainas do të jetonin tani e tutje së bashku.
Me njoftimin e tij se dëshiron të ndryshojë lidershipin politik në Kiev, Lavrov kundërshton edhe deklaratat e tij të bëra në prill. “Ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë regjimin në Ukrainë,” kishte thënë ai në një intervistë me televizionin India Today në atë kohë.
U takon ukrainasve të vendosnin nën cilin udhëheqje donin të jetonin, siguronte atëbotë Lavrov.
Synimet e luftës së Kremlinit janë që Ukraina të heqë dorë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk dhe të njohë si krahinë ruse Krimenë, të cilën Rusia e kishte aneksuar tashmë nëvitin 2014.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










