Futboll
“Largohet Xhaka dhe ndodh përmbysja”
Të shumta kanë qenë reagimet në Zvicër, duke e kritikuar trajnerin Vladimir Petkoviq për ndërrimet, sidomos largimin e Xhakës

Zvicra barazoi 3:3 me Danimarkën, por është përjetuar si një humbje, pasi ishin duke udhëhequr 3:0, shkruan albinfo.ch.
Golin e dytë e realizoi Xhaka, i cili u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse më pas danezët shënuan tre herë.
Të shumta kanë qenë reagimet në Zvicër, duke e kritikuar trajnerin Vladimir Petkoviq për ndërrimet, sidomos largimin e Xhakës, përcjell albinfo.ch.
Kryeredaktori i “BLICK Sport”, Felix Bingesser, ka thënë se përmbysja ndodhi për shkak të largimit të Xhakës.
“Zëvendësi i gabuar i Granit Xhakës solli këtë situatë”, thotë ai. Ky barazim ishte një shuplakë e dhimbshme në fytyrë për Zvicrën.
Derisa mungesa e Xherdan Shaqirit është zëvendësuar me unitet, kjo u prish pas largimit të mesfushorit Xhaka. Ai edhe një herë dëshmoi sa i rëndësishëm është për Zvicrën, derisa ekipi duhet të mësohet edhe pa të dhe të mos lejojë që kjo të përsëritet.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor