Lajme
LAPSH “Naim Frashëri” në Cyrih uron për 7 Marsin
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” për çdo vit feston ditën e mësuesit, e cila na përkujton 7 Marsin e vitit 1887 kur në Korçë filloi punën mësonjëtorja e parë shqipe, nën drejtimin e Pandeli Sotirit. Kjo shkollë kishte karakter kombëtar ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe dhe mësuesit e saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare, përcjell albinfo.ch
“Duke kujtuar këtë ditë të 7 Marsit nuk mund të mos nderojmë edhe kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve, që me vetëkontribut mbajnë të hapur Shkollën shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” këtë vit mbush 30 vjet, në përpjekjet e saj për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe tek fëmijët tanë, të cilët po rriten jashtë Atdheut.”
LAPSH u uron të gjithë nxënësve, prindërve dhe atyre që me donacionet e tyre po e mbështetin Shkollën shqipe të mësimit plotësues.
“Veçanërisht urojmë të gjithë mësueset, mësuesit dhe veteranët kudo që janë, të cilët po përhapin dritën e diturisë tek brezi i ri i kombit tonë”, thuhet në urim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














