Gjuha
LAPSH falënderon përkrahësit, në 20 vjetorin e themelimit
Sonte në Gjenevë shënohet 20 vjetori i LAPSH-së, që është njëherësh aktivitet për të lehtësuar integrimin e familjeve shqipfolëse
LAPSH e Gjenevës në një komunikatë drejtuar medieve fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj organizate, bartëse të arsimit shqip në këtë kanton.
“Prej vitit 1991, janë organizuar kurse javore në të mirë të fëmijëve shqipfolës të cilët jetojnë me familjet e tyre Gjenevë. Më shumë se 1’500 nxënës të shkollave fillore janë të përfshirë në këto kurse”, thuhet në prezantimin që LAPSH i bën punës së saj.
Pastaj, LAPSH përmes komunikatës përkujton ndihmën zemërgjerë që ka gëzuar dhe gëzon nga institucionet e Gjenevës për veprimtarinë e saj. “LAPSH-ja bashkëpunon ngushtë me autoritetet kantonale e komunale gjenevase për ruajtjen e kultivimin e gjuhës dhe kulturës së origjinës. Me këtë rast, ajo ka mbështetje financiare nga shteti i Gjenevës, prej shumë komunave të saj”, thuhet më tutje në komunikatë, ku theksohet edhe mbështetja morale nga autoritetet e Kosovës.
Me qëllim që të shënohet 20 vjetori i përfitimeve të saj në fushën e integrimit, shoqata e LAPSH-së në Gjenevë dëshiron të falënderojë partnerët që i kanë mundësuar realizimin dhe përjetësimin e projekteve të saj.
Kjo ngjarje do të zhvillohet me praninë e përfaqësuesve të Këshillit të Shtetit të Gjenevës, të autoriteteve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që veprojnë në Zvicër, nga përfaqësues të komunave të Qytetit të Gjenevës, Carouge, Grand-Saconnex, Lancy, Meyrin, Onex, Thônex, Vernier e Versoix, si dhe nga përgjegjës të institucioneve shkollore, shërbimeve përkatëse, bashkëpunëtorë et miq të tjerë.
Pas fjalimeve zyrtare do të pasojë një aperitiv në ambient shoqëror.
Enkas për këtë rast grupi i fëmijëve “Gëzuar” do t’i japë edhe më shumë ngjyrë kësaj ngjarje duke prezantuar një program të larmishëm artistik, përfundon komunikata.
Aktiviteti zhvillohet të premten (sonte) më 16 mars, duke filluar në orën 18.00, në Aula de l’Ecole d’Avanchet Jura / shihni planin më poshtë).
Personat për kontakt: Claude Dupanloup ([email protected]) dhe Agim Paçarizi (079 538 97 26), të dy anëtarë nderi të LAPSH.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










