Lajme
Vera e Kosovës, në tregun e Suedisë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, përmes një programi të pasur, në praninë e shumë të ftuarve nga institucionet suedeze, bota e biznesit, mediet dhe përfaqësitë diplomatike, bëri Lansimin e Verës Kosovare për herë të parë në Suedi. Ky eveniment u organizua në bashkëpunim me ndërmarrjen Dardania Wine, me bazë në Suedi, në krye me znj. Valbona Shala, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi, pasi përshëndeti mysafirët, nuk kaloi pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni i paprovokuar rus, ndër të tjera, duke shtuar se askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët ka përjetuar terror të ngjashëm. Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.
Programi u pasua nga fjala e përfaqësuses së Stone Castle??, znj. Teuta Kurshumlija.
Mysafirëve iu drejtua me një fjalim mbresëlenës edhe drejtoresha ekzekutive e Dardania Wine??, znj. Valbona Shala.
Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore, përbërë nga Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi. Ato performuan pjesë nga muzikali “Tri Verat” autore dhe tekstshkruese e të cilit është Rudina Hatipi, artiste teatrale me origjinë nga Kosova. E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe.


E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












