Kosova
Lansohet programi për subvencionimin e pajisjeve shtëpiake
Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka lansuar “Thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Qeveria planifikon investimin e 75 milionë eurove për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës energjetike.
Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti tha se tashmë ky sektor i energjisë është dëshmuar me projekte të ndryshme që është kyç për qeverinë.
“Eficienca e energjisë përvec se ndikon në uljen e kostos, ndikon në reduktimin e emetimit të gazave serë dhe uljen e importit të energjisë. Kjo pako ka vlerën më të lartë për kokë banori në rajon. Kjo skemë nuk do të jetë e fundit, me ato që do t’i prezantojmë edhe javët në vijim”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar më shumë sa u përket këtyre subvencioneve.
“Po fillojmë zbatimin e thirrjes më të re të përkrahjes së qytetarevë për eficiencë të energjisë. Këtë vit Ministria e Ekonomisë do të zbatojë programin e eficiencës, i cili kap shifren 15 milionë euro, e cila përfshinë për familje 10 milionë euro për pajisjet ngrohëse eficiente, pajisje shtëpiake efeciente, sisteme solare për ngrohjen e ujit sanitar si dhe sistemet solare… përmes së cilës synojmë të përfitojnë se paku 20 mijë qytetar. Sot po e lansojmë dy thirrjet e para për pajisje shtëpiake rrobalarëse, enëlarëese dhe frigorifer dhe sisteme diellore për ngrohje të ujti ndërsa me të tjerat do te vazhdojme gjatë javëve në vijim”, tha Rizvanolli, përcjell albinfo.ch.
Disa nga mjetet që do të subvencionohen janë, frigoriferi, sistemi, makina rrobalarëse, sistemi diellor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










