Kosova
Lansohet konferenca “Diaspora Flet 2020”
Organizata GERMIN në një konferencën për media, sot me datë 4 nëntor, në ora 11:00 në Qendrën e Inovacionit Kosovë “Innovation Center Kosovo (ICK)”, zyrtarisht lansoi konferencën virtuale të Diasporës Shqiptare 'Diaspora Flet 2020'. Albinfo.ch është partner medial!

Sihana Bejtullahu, bashkë-drejtoreshë e GERMIN, bëri të ditur se konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020” do të mbahet më 19, 20 dhe 21 nëntor 2020, ku shumë emra me renome dhe yje të Diasporës Shqiptare tashmë janë kofnirmuar si folës dhe pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje. Më tutje, Bejtullahu theksoi se konferenca ka për qëllim të shërbejë si një pikë takimi për profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vjetët e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vjetët e ardhshme.
“Ne (GERMIN) si organizatë mundohemi që gjithmonë të shërbejmë si një lloj ndërmjetësuesi apo fasilitatoesu i bashkëpunimit mes Diasporës dhe vendeve të origjinës, dhe në kuadër të konferencës kemi disa bashkëpunime me organizata, kompani, biznese të ndryshme si në Kosovë, po ashtu edhe në Diasporë’ tha Lirim Krasniqi, bashkë-drejtor i GERMIN.
Albinfo.ch është partner medial ndërsa “Diaspora Flet 2020” mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi në Prishtinë ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende. Diaspora Flet 2018 ka rezultuar në krijimin e një rrjeti prej 150 profesionistësh nga 7 sektorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar drejtpërdrejt në hartimin dhe përmirësimin e politikave në Kosovë dhe zhvillimin e kauzave në sektorë të ndryshëm (p.sh. legjislacionin për të drejtën e përfaqësimit / votës, politikat energjetike dhe mjedisore, politika sociale, ndërmarrjet shoqërore dhe filantropia).
Diaspora Flet 2020 organizohet nga GERMIN – një organizatë lidere jofitimprurëse e specializuar në Angazhimin e Diasporës Shqiptare, në partneritet me organizatën e saj simotër me qendër në ShBA, The Global Albanians Foundation. Konferenca mbështetet nga Raiffesien Leasing Kosova, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Easy Pay Albania, Banka Botërore (World Bank) – Shqipëri, Ipko Foundation (IF), CARDNO-USAID, Innovation Center Kosovo (ICK), Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve – Prizren (ITP), The Networking Institute – Ireland, Organizatat në Diasporë si: ODA Shqiptare e Hamburgut, URA Cult (Koln), Sindikata UNIA (Zvicër), Platforma “Kosova që Duam”, DOKUFEST, Fondacioni Amerikano-Kosovar i Edukimit (KAEF), platformat Invest in Prizren, Invest in Kamenica dhe Invest in Vushtrri, Hodaj & Partners, si dhe shumë partnerë të tjerë të interesuar për ndërlidhjen dhe rritjen e bashkëpunimit mes Diasporës dhe vendeve amë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti