Sporte Luftarake
Lanika Rexhepi arrin sukses të madh në “Karate 1 Youth League” në Itali
Sportistja e re nga Kosova, Lanika Rexhepi, ka shkëlqyer në garën ndërkombëtare “Karate 1 Youth League”, e cila po zhvillohet në Jesolo të Italisë. Ajo arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg, pasi regjistroi pesë fitore dhe vetëm një humbje gjatë turneut.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Lanika triumfoi ndaj rivales nga Serbia me rezultat 6:5, duke siguruar podiumin. Trajnerët e saj, Asdren Myrtaj dhe Jetmir Rexhepi, u shprehën shumë të kënaqur, duke lavdëruar disiplinën dhe përkushtimin e Lanikës.
Ky rezultat e afirmon edhe më tej si njëra nga talentet më të spikatura të karatesë kosovare në arenën ndërkombëtare.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











