Shkurt.ch
Lamtumirë hotmail, mirë se vjen outlook
Pas një faze testimi që ka zgjatur disa muaj, nga dita e marte, 19 shkurt, portali i (Outlook.com) ka hyrë në përdorim të rregullt
Microsofti është duke bërë përtëritjen e shërbimeve të tij webmail. Të gjithë shfrytëzuesit e deritashëm të Hotmail-it së shpejti do të kthehen në shërbimin e ri Outlook.com. Pas një faze testimi që ka zgjatur disa muaj, nga dita e marte, 19 shkurt, portali i i (Outlook.com) ka hyrë në përdorim të rregullt.
Që nga fillimi i versionit testues nga fundi i korrikut të vitit të kaluar, sipas microsoftit rreth 60 milionë shfrytëzues janë përcaktuar për Outlook. Verën e kaluar hotmaili kishte rreth 300 milionë përdorues. Ndërsa, sipas microsoftit, në zhvillimin e ofertës së re gjatë muajve të kaluar janë shfrytëzuar edhe vërejtjet e përdoruesve
Outlook.com është i lidhur me rrjetet si Twitter, Facebook ose Linkedln. Në këtë mënyrë përmbajtjet aktuale të Twitter-it ose të Facebook-ut mund të mbulohen gjatë kohës sa i lexon emalët tu. Veç kësaj në programin e ri janë të integruar edhe shërbimet si Word, Excel dhe PowerPoint.
Kalimi në Outlook për përdoruesit e hotmailit do të rrjedhë pa probleme, premton microsofti. Adresa ekzistuese e e-mailit mbetet ajo që është, ashtu si dhe vendet për depozitim te materialeve.
Ndërrimi mendohet të përfundojë nga fundi i verës
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













