Integrimi
Lampedusa, shkas për kritika politikës evropiane të migracionit
Këta të vdekur mund të parandaloheshin. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me masa represive", ka thënë raportuesi i OKB-së
Pas tragjedisë së detare në Lampedusa, në të cilën humbën jetën rreth 130 refugjatë nga Afrika, OKB përmes të raportuesit të saj të posaçëm François Crepeau ka kritikuar ashpër politikën evropiane të migracionit.
“Këta të vdekur mund të parandaloheshin. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me masa represive”, ka thënë Crepeau para Asamblesë së OKB-së, në Nju Jork.
Njëkohësisht me këtë, Këshilli i Evropës ka kërkuar angazhim më konkret për të parandaluar tragjeditë sikur kjo e fundit. Deputetët kanë kërkuar nga Italia që në të ardhmen t`i identifikojë dhe regjistrojë emigrantët ilegalë, azilkërkuesit dhe refugjatët .
Tragjedia ka ndodhur kur në barkën në të cilën ndodheshin rreth 500 refugjatë nga Eritrea dhe Somalia kishe shpërthyer një zjarr, shkruan nzz.ch.
Italia ka shpallur të premten ditë zie.
Edhe Papa Françesku ka shprehur dhembjen e tij në emrin e Kishës Katolike për këtë tragjedi të rëndë. “Kjo që ka ndodhur është e turpshme. Sot lutemi për ta”, ka thënë njeriu numër një i botës katolike.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












