Kosova
Lajçak: Progresi në dialog, më i ngadalshëm se ç’kishim shpresuar
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të mbajtur gjatë javës së shkuar në Bruksel, ku u dakordua për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Lajçaku ka thënë se në këtë takim është përçuar mesazhi i qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Megjithatë, jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Para festave, unë prita në takim Kryenegociatorët – zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë Lajçaku.
Ai tutje ka treguar edhe pritshmëritë e palëve për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit të kaluar.
“De-përshkallëzimi i tensioneve, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











