Kosova
Lajçak: E ardhmja evropiane e Kosovës, vetëm përmes BE-së
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, pos BE-së, andaj sipas tij, blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, të thirrur nga i dërguari i presidentit amerikan Richard Grenel, Lajçak tha se ka dëgjuar për atë iniciativë, “por që ata nuk ishin këshilluar për të dhe nuk dua të komentoj iniciativat e të tjerëve”.
“Unë mendoj se kam qenë i qartë për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Gjithashtu, dua të them që Shtetet e Bashkuara janë një partnere e rëndësishëm për ne dhe se historia ka dëshmuar se ne kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur kemi punuar së bashku, në të njëjtën kohë. Kosova është në Evropë dhe askush tjetër nuk mund t’i japë një të ardhme evropiane Kosovës përveç BE-së. Një marrëveshje e mirë është marrëveshja që e sjell Kosovën dhe Serbinë më afër Bashkimin Evropian dhe nuk mendoj se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE-së”, tha Lajçak.
I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ftuar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
Në një konferencë për media në Prishtinë, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak nuk dha asnjë datë se kur mund të rifillojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, duke shtuar data do të jetë publike, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Jam i kënaqur që dialogu i lehtësuar nga BE-ja është prioritet për qeverinë. Pres që dialogu të fillojë së shpejti. Javën e ardhshme vizitoj Beogradin dhe do të flas me presidentin Vuçiq që të dakordohemi dhe do të publikojmë një datë për rifillimin e dialogu. Duam të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mandati im është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Lajçak.
Sipas tij, një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura.
Hoti flet për dialogun me Serbinë, thotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh
Sipas Lajçakut, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, e ardhmja evropiane duhet të jetë motiv i mjaftueshëm që të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve.
I dërguari i posaçëm i BE-së foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke mos dhënë ndonjë datë se kur pritet të ndodhë kjo.
“Kosova meriton liberalizim të vizave, për mua nuk është pyetje a do të bëhet, por kur do të bëhet? Do të bëhet. Kosova është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona, suksesi juaj është suksesi ynë. E ardhmja juaj është evropiane. Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes këtij dialogu”, tha Lajçak.
I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tha ë se ka pasur takime me të gjithë liderët politikë në Kosovë, duke shtuar se kanë qenë takime serioze dhe të dobishme.
Në këto takime, Lajçak tha se ka theksuar nevojën që Kosova të jetë e bashkuar në dialog.
Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Në tetor të vitit 2019, Shtëpia e Bardhë ka emëruar Richard Grenellin, si të dërguarin e saj për dialogun Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











