Ekonomi
Lagarde: Ekonomia e BE-së ende nuk ka dalë nga kriza e pandemisë

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde ka thënë se ekonomia e bllokut ishte kthyer nga buzë gremina, por se nuk ka dalë plotësisht nga kriza pas pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19.
Duke folur në Forumin e BQE-së të vitit 2021, Lagarde tha se ekonomia po rimëkëmbej me shpejtësi dhe do të arrinte nivelet para pandemisë deri në fund të vitit.
Sipas saj, pas një recesioni shumë të pazakontë, Eurozona po kalonte një rimëkëmbje të ngjashme atipike.
Ajo theksoi se pasiguritë që kërcënojnë rritjen ende vazhdojnë dhe shtoi se kishte pasur ngecje dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit gjatë disa muajve të fundit.
“Ndërsa rimëkëmbja e fuqishme po mbështet trendet e inflacionit, ajo që ne po shohim tani është kryesisht një fazë e inflacionit të përkohshëm të lidhur me rihapjen. Ndryshimet strukturore mund të krijojnë presione rritëse dhe rënëse mbi çmimet”, tha shefja e BQE-së.
Me faktin që Eurozona është në një pozicion importues të energjisë, shpjegoi Lagarde, rritja e çmimeve të energjisë është shkaktuar nga gazi natyror, energjia elektrike dhe nafta.
BQE-ja pret që çmimet e energjisë të ulen në pjesën e parë të vitit 2022 me një burim tjetër pasigurie që është përsëritja e masave dhe mbylljeve me valën e re të pandemisë.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh