Shkurt.ch
Lady Gaga nuk pranon të këndojë me Madonën
Kohëve të fundit, ka pasur mjaft tensione në mes të Lady Gaga dhe Madonna. Në të vërtetë, këngëtarja Lady Gaga ka refuzuar ftesën e Madonnes për të kënduar në skenë me të.
Mbretëresha e popit, Madonna, së cilës albumet dhe biletat e koncerteve po i shiten gjithnjë e më dobët, u përpoq që të rikthente lavdinë e saj të dikurshme duke u shoqëruar me Lady Gagan. Megjithatë, këngëtarja e cila është aktualisht në kulmin e popullaritetit, ka refuzuar kërkesën e saj.
Madonna, në koncertin e Minnesotës, iu ankua fansave se Gaga ka refuzuar të performojë me të. Arsyeja, me sa duket, qëndron në faktin se kohë më parë Madonna e quajti Gagën kopje të saj.
“Kam ftuar Lady Gagan që të këndoj me mua, por ajo refuzoi. Kjo është në rregull, më kanë refuzuar edhe më parë, këto gjëra vetëm më ndihmojnë që karakteri im të jetë edhe më i fortë,” tha Madonna.
Elton John, një mik i madh i Lady Gaga-së, por sidomos armik i madh i Madonës ka reaguar me tërbim ndaj deklaratave të kësaj të fundit: “Karriera e saj është duke marrë fund. Turneja e saj ishte një disfat, ajo nuk do të kishte mundur të bëje më keq”’.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












