Lajme
Provat e fundit për vaksinën COVID-19
Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.
Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut. Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.
Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19.
Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.
Presidenti Donald Trump e përshëndeti njoftimin e kompanisë Johnson & Johnson gjatë një postimi në twitter të mërkurën.
“Lajme të rëndësishme. Kompanitë e shumta të mëdha po shohin rezultate fantastike. FDA-ja duhet të lëvizë shpejt!”, shkruante ai, duke iu referuar Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila jep miratimin përfundimtar për përdorimin e një vaksine të re.
Të enjten në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 6.9 milionë të prekur nga COVID-19 dhe rreth 202 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që shumë qeveri të rivendosin masat bllokuese sikurse në fillimet e pandemisë./VOA
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













