Kosova
La Serbinë për të luajtur për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin
Bëhet e ditur se futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë. Vlerësohej talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi ishte transferuar te Lille në Francë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka lindur në Suboticë, ndërkohë i ishte bashkuar Kosovës U21. Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.
Në vitin 2022 ishte kthyer në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë. Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.
Dhe, fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.
“Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një mediumit serb.
“Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.
“Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë, e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.
Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.
Zekaj ishte kapiten i pionierëve dhe kadetëve të Serbisë. Por më pas vendosi për vendin e origjinës, Kosovën.
“Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.
“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe jam shumë i lumtur me lojërat dhe rezultatet që i kanë treguar djemtë tanë. Ajo që më pëlqen më shumë te Kosova është fakti që të gjithë luajnë si grup dhe që luajnë me zemër, derisa tifozët janë fantastikë. Me një fjalë, krejt populli është përkrah ekipit kombëtar. Pres që do të arrijmë të kualifikohemi në Evropian, por mbetet të shohim si do të shkojnë gjërat”, deklaronte Zekaj më 27 maj të vitit 2019. Atëbotë ishte pjesë e Lillet në Francë dhe vlerësohej me të ardhme të ndritur.
Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










